Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi për bordin e karburanteve, Tabaku: I paplotë. Qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë

10:20 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike duke shfuqizuar një nen, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në një postim në rrjete sociale, Tabaku shkruan edhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithëse i paplotë, i dha të drejtë një grupi prej deputetëve të PD në lidhje me bordin e karburanteve. Ajo nënvizon edhe se për këtë qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë.

“E kam quajtur që në fillim bordi komunist, bordi i oligarkëve sepse në fakt më pak se sa pesë kompani janë përfitues prej tij dhe është rasti unik në botë ku biznesi ulet me qeverinë e përcakton çmimin në kurriz të qytetarëve. Prej vendimeve abuzive dhe korruptive të këtij bordi qytetarët kanë paguar 600 mln euro taksa shtesë nga rritja e çmimit që kanë shkuar te kompanitë dhe tek buxheti i shtetit! Ky biznes me krizën duhej patjetër ndërprerë menjëherë, ndërkohë që GJK vendosi se antikushtetues tek ky bord është afati kohor i papërcaktuar”, u shpreh Tabaku.

“Pra ia la në dorë qeverisë ta ndërpresë. Ndërkohë që për bordin e çmimit të ushqimeve me të njëjtën bazë, ligjore dhe me të njëjtin arsyetim në ngritje e gjeti plotësisht antikushtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht! Unë nuk i kam sulmuar e nuk do t’i sulmoj kurrë gjykatat e prokurorët si bën rëndom shumica e politikës, por sot kushdo duhet të pyesë veten si ka mundësi që dy borde që janë krijuar me të njëjtën mënyrë, zbatojnë të njëjtën bazë ligjore, e janë firmosur nga të njëjtët gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese jepen dy vendime të ndryshme. Si mundet që dy pika uji të ngjashme të njëjta, Gjykata Kushtetuese i gjen të ndryshme”, u shpreh ajo.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.