Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, të mërkurën mblidhen ambasadorët e BE-së

13:37 / November 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosovo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel. Vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi.

Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje. Sipas versionit të fundit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje apo aranzhime” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat nuk i ka.

Kosovës, po ashtu, i kërkohet të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me atë të BE-së, ndërkohë që i mbetet të kalojë edhe nëpër disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare. Vendimi që do të dalë të mërkurën në rend dite, ka qenë fillimisht i paraparë të votohet më 23 nëntor. Ai është hequr nga agjenda, për shkak të tensioneve në Kosovë që ka nxitur një vendim i qeverisë së vendit për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe.

liberalizimi i vizave për Kosovën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar

21:19 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.