Moderatorja Feride Kuqi ka rrëfyer një histori të sajën të para disa viteve më parë me dy futbollistët e kombëtares shqiptare Taulant Xhaka dhe Berat Gjimshiti.
Ajo ka treguar se teksa futbollistët po ktheheshin në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë në një prej clubeve të Tiranës, ajo së bashku me shoqet ndodhej aty dhe shkoi për të bërë një foto me çunat.
Sipas Feride Kuqit, Gjimshit ka vënë bast me Xhakën nëse ky i fundit do e postonte foton me moderatoren në Instagram apo jo.
“Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me çunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë në mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Ferideja në një intervistë televizive duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve duke aluduar se mes tyre kishte diçka.

