Prej ditës së nesërme, për të hyrë në Greqi nga vendet e Ballkanit duhet të paraqisni dokumentin që keni kryer testin PCR në 72 orët e fundit, dhe të ketë rezultuar negativ. Njoftimin e dha një zëdhënës i qeverisë së Qirjako Miçotaqis.
Po ashtu mbetet në fuqi edhe rregulli i deklarimit dhe raportimit të vendndodhjes gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Greqi.
Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi shtimin e testimeve në të gjitha pikat doganore.
