Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Vendosi të qëndrojë tek PSG, Mbappe dhe Perez shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin

20:14 / May 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbappe and perez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bujës së madhe që bëri në mbarë botën, më në fund çështja “Mbappe” ka marrë zgjidhje njëherë e mirë. Edhe pse francezi ende se ka konfirmuar vetë me gojën e tij dhe këtë pritet që ta bëjë në orët në vijim, tashmë është bërë e sigurt që sulmuesi do të qëndrojë tek Paris Saint-Germain dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Pas publikimit të këtij vendimi, janë bërë publike edhe mesazhet që ka shkëmbyer ylli francez me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Mbappe u përfol shumë për një kalim tek Reali dhe madje besohej fort se palët kishin arritur një marrëveshje. Por mesa duket, kjo nuk ndodhi. Kështu, El Chiringuito zbuloi mesazhin që KM7 i dërgoi Presidentit të Los Blancos për të njoftuar mos mbërritjen e tij në Spanjë.

“Ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG. Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më dhatë të luaj për Real Madridin, klubin të cilit kam qenë tifoz që kur isha fëmijë. Shpresoj ta kuptoni vendimin tim, ju uroj fat në finalen e Champions League”, ka shkruar Mbappe në mesazhin drejtuar Perezit.

🚨EXCLUSIVA @jpedrerol🚨

🐢”Le COMUNICO que he DECIDIDO QUEDARME en el PSG”🐢

💣”Quiero AGRADECERLE la OPORTUNIDAD que me ha DADO de JUGAR en el MADRID, el club del que he sido FAN desde PEQUEÑO”💣

📲El WHATSAPP de MBAPPÉ a FLORENTINO📲 pic.twitter.com/CIXZsa0VZ7

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 21, 2022

Ndërkohë, pak më parë ka dalë edhe përgjigjja e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Nga ana e tij, shefi i “Los Blancos” u përgjigj me një mesazh i cili i shkoi drejtuesve të klubit francez.

“Më vjen keq për atë që ndodhi në ditët e fundit. Ata ju shkatërruan ëndrrën e fëmijërisë. Unë ju uroj më të mirën”, ishin fjalët e Florentino Perezit.

🚨🚨| Florentino Pérez’s reply to Mbappé:

“I regret what has happened in the last days. They have broke the dream you had since you were a child.” @jpedrerol

— Madrid Zone (@theMadridZone) May 21, 2022

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.