Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Venecia shtyu shqyrtimin për Kushtetuesen, Presidenca: Jo për shkak të pandemisë! Ja si qëndron e vërteta

12:20 / March 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenca mohon lajmin e shtyrjes së shqyrtimit të opinionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese për të cilën u tha se shkak ishte pandemia globale e koronavirusi, por se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit.

Sipas këshilltarit për media të Presidentit, është maxhoranca ajo që në këtë situatë të vështirë merret me politikë të papërgjegjshme.

POSTIMI I KESHILLTARIT TE METES
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë “burime” nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia.

Me përgjegjësi të plotë sqarojmë se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak.

Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit. Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i Tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.