Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Venezia “vjen” në Tiranë, delegacioni diskuton shkarkimin e Metës

20:18 / August 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venecia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Duket se kjo nismë e PS-së do të kalojë në një kalvar të gjatë, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është inekzistente.

Në përgjigje të kërkesës së RTV Ora, Komisioni i Venecias pohon vizitën në kryeqytet për të përgatitur një opinion në lidhje me kërkesën e Kuvendit. Gjatë takimeve me palët e përfshira në këtë proces, delegacioni  do të kërkojë  më shumë sqarime për të formuar një opinion të plotë mbi 8 pyetjet e drejtuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Mazhoranca kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi sipas saj me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka shkelur Kushtetutën dhe ka cënuar sovranitetin e popullit dhe Kuvendit.

Me shumë gjasa as Shtatori nuk do të bëjë të mundur ngritjen e Kushtetueses, pasi KED ende nuk i ka dërguar rankimin e kandidatëve Kuvendit dhe Presidentit.

Ndërsa nga ana tjetër Gjykata e Lartë duhet t’i rikthehet vetë normalitetit që të bëjë Kushtetuesen funksionale. Për këtë arsye shkarkimi i Ilir Metës do të jetë një kalvar i gjatë procedurash për Partinë Socialiste./oranews

delegacioni Komisioni i Venecias Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.