Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Venezuela refuzon ndihmat: Ne nuk jemi lypsa

16:18 / February 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ven
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kamionët e parë me ndihma humanitare kanë mbërritur në kufirin e Venezuelës me Kolumbinë, por nuk janë lejuar të hyjnë në vendin e varfër, ku nevoja për ushqime e ilaçe është e madhe. Arsyetimi i dhënë nga qeveria e Nicolas Maduros për këtë bllokim është se “venezuelasit nuk janë lypës”.

Refuzimin e ndihmës, Maduro e ka argumentuar ndërkohë edhe me faktin që ajo, siç pretendon udhëheqësi venezuelas, mund t’i hapë rrugën ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për rrëzimin e tij nga posti.

“Askush nuk ka për të hyrë në vend, asnjë ushtar pushtues”, ishin fjalët e Maduros.

Thirrjet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të hapur urën e për të lejuar kamionët të mbërrijnë te njerëzit që po vdesin urie, kanë rënë në vesh të shurdhër, ashtu si dhe alarmi i dhënë nga udhëheqësi opozitar, Juan Guaido, i vetëshpallur presidenti i përkohshëm, që thotë se shumë venezuelas rrezikojnë jetën pa ndihmë ndërkombëtare.

Kamionët po ruhen aktualisht nga trupat ushtarake venezuelase. Maduro vazhdon ta mohojë ekzistencën e një krize humanitare në Venezuelë, në një kohë kur vendi vuan prej vitesh pasojat e rrënimit të ekonomisë, hiperinflacionit dhe mungesës së artikujve bazë në treg, si ushqimet e medikamentet.

Miliona venezuelas janë larguar që prej vititi 2015 dhe gati 800 mijë prej tyre kanë përfunduar në Kolumbi.

lypsa ndihmat venezuela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

18:34 / November 17, 2025

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.