Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vengu i dorëzon stafetën, Nufi prezantohet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes

11:07 / March 7, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9059
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbajtur sot, 7 mars, ceremonia e kalimit të stafetës dhe prezantimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Pirro Vengu, në fjalën e tij, theksoi se “do të mbajë gjithnjë me vete frymën e kësaj ministrie”, duke theksuar se “ka fatin t’ia dorëzojë si përgjegjësi një miku dhe bashkëatdhetari të mirë si Nufi”. Ky i fundit premtoi se do e ushtrojë detyrën me nder e përkushtim.

“Sot e marr këtë detyrë me një ndjenjë të thellë nderi, por mbi të gjitha me një dijeni të plotë për përgjegjësinë që mbart ky institucion për sigurinë e vendit. Në këtë institucion ndërtohen themelet e shtetit, siguria e kombit, garancia e sovranitetit të Shqipërisë.

Personalisht për mua, këtë moment e bën akoma më simbolik fakti që kjo ceremoni organizohet këtu, në Garnizonin “Skënderbej”, i cili nuk është thjesht një hapësirë ushtarake apo administrative, por simbol i traditës, disiplinës, formimit të elitës së ushtrisë shqiptare. Për dekada, janë përgatitur breza të tërë ushtarakësh që i kanë shërbyer me përkushtim vendit. Ky garnizon që mban emrin e heroit tonë kombëtar, simbol i përhershëm i identitetit europian të shqiptarëve, por edhe sakrificës, shpirtit patriotik, që ka karakterizuar gjithmonë ushtrinë shqiptare.

Në këtë ditë kaq të veçantë për mua, fillimisht dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për kryeministrin, zotin Edi Rama, i cili më ka besuar që t’i shërbej Republikës në këtë detyrë kaq të lartë”, tha Nufi në fjalën e tij të parë si ministër.

Falenderoi edhe Vengun, duke nënvizuar kontributin e tij te Forcat e Armatosura.

“Ka vendosur një qasje europiane”, tha ai, duke shtuar se fakti që ish-ministri kthehet si deputet në qarkun Vlorë, patriotizmi mbetet detyra e parë.

“Ballkani ka njohur në të kaluarën pasiguri dhe konflikte. Sot përgjegjësia jonë është të kontribuojmë që ky rajon të jetë një hapësirë stabiliteti, bashkëpunimi dhe sigurie për të gjithë. Në këtë kontekst, projekte strategjike si Korridori VIII marrin një rëndësi të veçantë për lidhjen strategjike të rajonit me Evropën dhe me Aleancën. Por në fund, forca e një institucioni nuk matet vetëm me pajisje apo struktura. Ajo matet me karakter. Me përkushtim. Dhe me ndjenjën e detyrës ndaj vendit. Kjo është përgjegjësia që mbajmë sot ndaj vendit tonë dhe ndaj aleatëve tanë”, përfundoi ministri.

Nufi ka qenë më parë ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri. Ai ka përfunduar studimet e nivelit “Master në drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, në vitin 2010“.

Pas diplomimit, ka punuar si konsulent ligjor në sektorin privat dhe atë të organizatave jofitimprurëse, vendase dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ai ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm në të drejtën civile dhe tregtare pranë Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve. Që prej vitit 2013, është licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021, Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare.

dorëzon Nufit pirro vengu stafetën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.