Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

12:58 / April 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0820
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ka folur këtë të mërkurë deputeti i PS-së, ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me një projektligj që lidhet me marrëveshjet tregtare portuale, që lehtëson barrën e eksportuesve në aktivitetin e tyre dhe ndihmon sektorin për rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Vengu theksoi në Komision se kjo marrëveshje për industrinë e prodhimit do të sigurojë mbrojtje dhe eksportuesit nuk do të mbeten të vetmuar përballë padrejtësive.

“Çdo të thotë kjo për ekonominë reale, për eksportuesit shqiptarë dhe për bujqësinë? Do të thotë më pak bllokime për mandarinat e Konispolit, më pak ndalesa arbitrare për fruta-perime apo për produkte blegtorale dhe më shumë siguri në kontratat tregtare për eksportuesit tanë. Për industrinë e prodhimit, mbrojtje nga barrierat tarifore dhe administrative dhe akses më i qëndrueshëm dhe më i sigurt për eksportet.

Kështu që, me pak fjalë, më pak risk, më shumë siguri në tregjet ndërkombëtare. Nuk mbeten eksportuesit të vetmuar përballë një arbitrariteti; kemi një mekanizëm mbrojtjeje. Pra, me këtë marrëveshje nuk i lëmë të mbesin vetëm përballë padrejtësive tregtare. Po ia kalojmë këtë barrë shtetit dhe shteti ka tashmë për të fituar përballë padrejtësive eventuale.

Edhe e fundit, për sa i përket efekteve financiare: u përmend edhe nga iniciatori se nuk krijohen kosto të drejtpërdrejta, por pa dyshim, nëse Shqipëria bëhet pjesë, ato do të përballohen nga buxhetet përkatëse.”-tha Vengu.

burimeve natyrore komisioni pirro vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.