Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vengu: Rrisim më tej pagat e ushtarakëve, emergjencat realitet i përditshëm

12:34 / January 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot, më 26 janar, se Shqipëria po ndërton strategjinë e saj mbrojtëse dhe po fokusohet në forcimin e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile. Sipas tij, modernizimi dhe investimi në personel dhe pajisje është një prioritet strategjik për vendin.

“Ministria e Mbrojtjes do të rrisë pagat, që deri në vitin 2029 të arrijmë mesataren e pagave të NATO-s. Synojmë të kemi 30 përqind forca aktive dhe profesionale, dhe po rrisim numrin e të rekrutuarve, që tregon se Forcat e Armatosura shihen si një punë e rëndësishme nga të rinjtë shqiptarë”,deklaroi Vengu.

Ministri bëri me dije se një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të qeverisë është përmirësimi i cilësisë së trajnimit dhe arsimit ushtarak. “Do të investojmë në fazën e dytë të kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tufinë. Akademia do të ofrojë degë master dhe doktorature për çështje ushtarake, duke rritur standardet profesionale. Përveç kësaj, do të vazhdojmë të zhvillojmë kompenentin rezervist për të forcuar strukturat tona”.

Në fushën e emergjencave civile dhe shëndetësisë, ministri nënvizoi rëndësinë e përballimit të krizave. “Emergjencat nuk janë fenomene sezonalë, por një realitet i përditshëm. Kemi rritur buxhetin për përballimin e tyre dhe po investojmë në mjete të reja. Spitali i Traumës dhe reparte të ndryshme ushtarake në mbarë vendin do të pajisen me pajisje më moderne, ndërsa i pari prej mjeteve të reja pritet të mbërrijë brenda këtij viti”.

Gjithashtu, ministri foli për modernizimin e Forcave të Armatosura. “Forcat Detare do të pajisen me anije të reja, ndërsa Forca Tokësore është tashmë e pajisur me armatime moderne, përfshirë raketat Javelin. Këto hapa do të rrisin kapacitetin mbrojtës të vendit dhe sigurinë e qytetarëve”.

Vengu theksoi se strategjia e mbrojtjes shqiptare është e orientuar jo vetëm drejt forcimit të kapaciteteve ushtarake, por edhe drejt krijimit të një sistemi të qëndrueshëm emergjencash civile, që të jetë i gatshëm për çdo situatë, duke përfshirë fatkeqësitë natyrore dhe krizat humanitare.

“Ne nuk shikojmë vetëm të sotmen, por dhe të ardhmen”, përfundoi ministri, duke theksuar se investimet dhe modernizimi do të vazhdojnë në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 2029.

Minisrei Pagat pirro vengu rrisim ushtarakët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.