Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vepra e Picasso-s e cila i dedikoj të dashurës së tij, del në ankand për herë të parë

23:28 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
picaso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vepra e njohur e piktorit Pablo Picasso, “Femme nue couchee” pritet të dalë në ankand në muajin e ardhshëm me një vlerë prej 60 milionë dollarësh.

Piktura e cila i dedikohet ish-të dashurës dhe muzës së tij, Marie-Therese Walter e pikturuar në vitin 1932, mund të bëhet një prej portreteve më të vlefshme në ankandin që do të zhvillohet më 17 maj në New York.

Sipas CNN, portreti i rrallë vjen nga një nga vitet më produktive të karrierës së artistit dhe e portretizon Walter-in si një krijesë deti, me gjymtyrë gri, të përgjumur dhe fytyrën e një gruaje në profil.

Helena Newman, drejtuesja e ankandit në mbarë botën e Artit Impresionist dhe Modern, e përshkroi “Femme nue couchée” si një “vepër novatore, jashtëzakonisht sensuale”.

Picasso u takua për herë të pare me Walter në Paris në 1927 kur ajo ishte 17 vjeçe, ndërsa ai ishte i martuar me gruan e tij të parë, Olga Khokhlova, një balerin ruso-ukrainase. Walter do të bëhej frymëzim për disa nga vizatimet dhe skulpturat më të mira të Picasso-s.

Brooke Lampley, kryetare dhe drejtuese e shitjeve globale të arteve të bukura në Sotheby’s, shtoi se vepra është një “largim rrënjësor nga tradita, kjo pikturë e mrekullueshme është në të njëjtën kohë një odë thellësisht lirike ndaj dëshirës së pandërprerë të artistes për Marie-Thérèse;

Vitin e kaluar, na ankandin “Christie’s New York” u shit vepra ” Femme assise près d’une fenêtre (Marie-Thérèse) ” e Picasso-s për 103.41 milion dollarë, krahasuar me një vlerësim fillestar prej 55 milion dollarësh.

ankand E dashura Picaso
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.