Jennifer Lopez po përforcon gjithnjë e më shumë marrëdhënien me Ben Affleck, ndërsa po fshinë çdo gjurmë të ish-it, Alex Rodriguez.
Ndjekësit vunë re se JLo ka fshirë nga instagrami i saj çdo foto me Alex, madje as nuk e ndjekë më në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, Alex nuk e bëri këtë veprim. Ai ka end fotografi me këngëtaren në profilin e tij në Instagram.
Ndërsa Jennifer tani po shijon dashurinë me aktorin dhe ish të fejuarin, Ben Affleck, Alex është i lirë dhe po lundron nëpër Evropë në shoqërinë e vajzave të bukura.
Kujtojmë, Ben dhe Jennifer u takuan në 2002 ndërsa ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë Chris Judd.
Paparacët e kapën atë duke puthur aktorin në ditëlindjen e saj të 32-të, dhe disa ditë më vonë ajo paraqiti kërkesën për divorc.