Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Vera e nxehtë, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

21:17 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
dush 2
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa. Ndaj kur vjen puna tek higjiena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës?

Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo sipas ekspertëve është e tepruar. Ekspertët dermatologë thonë se njerëzit e teprojnë me dushin e përditshëm. Dushi i tepruar përthan lëkurën dhe prish ekuilibrat e vajrave mbrojtës të lëkurës. Për pasojë, dushi i përditshëm është i panevojshëm, sipas ekspertëve.

Sa herë në ditë duhet të lahemi në verë

Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin. Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë. Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik që nënkupton djersitje më të madhe, duhet të rrisin dozat ditore të dushit. Dermatologët thonë që të tregoni kujdes me lëkurën.

Mbajeni ujin të vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës. Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin. Ju gjithashtu duhet të tregoni kujdes me peshqirin. Ju nuk duhet ta fërkoni lëkurën me ashpërsi me peshqir sepse do ta dëmtoni.

Dermatologët shprehen se ju duhet të shmangni leckat e lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit sepse ato prishin mikrobiomën e lëkurës. Rregulli i përgjithshëm për të cilin dermatologët bien njëzëri dakord është që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë. Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur. Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit. Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta  sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën.

dush trupi Vera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shishe plastike apo qelqi në punë? Ja çfarë thonë faktet!

17:35 / May 18, 2025

Sot martë, datë 13! Pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

10:00 / May 13, 2025

Shfaqet një njollë e madhe në diell, çfarë do të thotë kjo për Tokën

09:00 / May 5, 2025

Njeriu i pickuar 200 herë nga gjarpërinjtë zbulon antihelmin

12:39 / May 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.