Shumica prej nesh e shohin botën pak a shumë me të njëjtat ngjyra të gjalla, por disa njerëz, kanë një defiçencë në mënyrën se si shohin ngjyrat.
‘Verbëria’ kundrejt ngjyrave është një problem gjenetik në pjesën më të madhe të rasteve, por që mund të shfaqet edhe për dëme në nerva ose në tru, madje edhe nga përdorimi ose prezenca e disa substancave kimike.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që shohin gjithçka bardh e zi. Ky është vetëm një lloj. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme dhe secili prej tyre ka një efekt të ndryshëm në vizionin e dikujt.
Kohët e fundit një ekip shkencëtarësh në Klinikën London Compare ka krijuar një seri gifs interaktive për të na ndihmuar të shohim botën përmes syve të njerëzve që kanë një defiçencë në mënyrën se si shohin ngjyrat.
(Blue Cone Monochromacy)
Eshtë një sëmundje e rrallë gjenetike e retinës që prek pothuajse vetëm burrat.
Tritanopia (Tritanopia)
Njerëzit të cilët preken nga kjo lloj palete ngjyrash ngatërrojnë ngjyren blu me ate jeshile dhe të verdhën me ngjyren vjollcë. Këta njerëz kanë një problem serioz në dallimin e ngjyrës në semaforët.
Defteranopia
Kjo është verbëria më e zakonshme e ngjyrave. Këtu, konet që marrin dritën e valës së mesme (jeshile) mungojnë plotësisht. Pra, ata mund të shohin vetëm 2-3 hije të ndryshme të gjelbërta, ndërsa dikush me vizion normal mund të shohë 7 hije të ndryshme.
Achromatopsia, verbëri ndaj ngjyrave
Eshtë një gjendje e karakterizuar nga paaftësi e pjesshme ose totale për të perceptuar ngjyrën. Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në Shtetet e Bashkuara, njerëzit me verbëri të plotë nga ngjyrat nuk mund të perceptojnë asnjë ngjyrë. Ata shohin vetëm të zezë, të bardhë dhe hije gri.