Ka nga ata që zbatojnë mitin “konsumoni birrë përpara verës dhe do të jeni shkëlqyeshëm; nëse konsumoni verë përpara birrës do të ndiheni të shkatërruar”.
Sipas studiuesve, pak rëndësi ka radha e pijeve në masën e efekteve të dhimbjes së kokës.
Studimi zbulon se “sa të dehur” u ndjenë njerëzit dhe nëse kishin tregues të përmirësuar ditën pasardhëse “nëse e kishin nxjerrë” alkoolin.
Për të studiuar radhën e pijeve dhe gjendja një ditë më pas, studiuesit morën 90 persona të moshës nga 19 deri në 40 vjeç, duke i ndarë në tri grupe. I pari konsumoi rreth 2 gota e gjysmë birrë, ndjekur më pas nga 4 gota të mëdha vere të bardhë, ndërsa grupi i dytë konsumoi të njëjtën sasi, por me rend të përmbysur. Grupi i tretë ishte si të thuash një grup “kontrolli”, që konsumoi vetëm birrë, ose vetëm verë.
Një javë më vonë, pjesëmarrësit në dy grupet e para ndërruan role, ndërsa ata në grupin e tretë ndryshuan llojin e pijes alkoolike.
Atyre iu kërkua më pas të gjykonin sesa të dehur kishin qenë në fund të çdo dite që kishin konsumuar alkool gjatë testimit, e sigurisht që u mbajtën nën mbikëqyrjen mjekësore përgjatë netëve.
Ndryshimi i rendit të pijeve nuk është se solli dallime të mëdha për dhimbjen e kokës që shkaktuan, që u mat përmes një pyetësori. Ishte gjithashtu e pamundur të parashikoje intensitetin e dhimbjes së kokës, bazuar në faktorë si mosha, pesha trupore, sjelljet e të dehurit, apo sa shpesh njerëzit hasin dhimbje koke.
Ndërkohë, ndonëse pijet e pastra shkaktojnë dhimbje të rënda koke, shtimi i ngjyruesve apo aromatizuesve mund t’i bëjë edhe më të forta ato.