Trendi me absolut i kësaj stine është modeli “Polka-Dots”, i cili nuk duhet të mungojë nga gardaroba juaj. Sepse është një model që asnjëherë nuk del nga moda. Ndoshta për faktin që na kujtojnë hijeshinë e thjeshtë dhe elegancën e modës së viteve ’50.
Sezoni pranverë-verë 2019, do e rikthejë serish këtë print dhe nuk do të habiteshim aspak nëse të gjithë do të “infektoheshin” nga ethet e pikave. Ashtu si çdo vit edhe në këtë sezon veshjet polka-dots do të jenë sërish më të preferuarat nga vajzat. Ja disa stile me trendin “Polka-Dots”.
Një fustan elegant me Polka-Dots
Duke ndjekur edhe pasarelat e fundit të modës, por edhe në outfitet e përzgjedhura nga blogerët në Instagram, vihet re qartë përdorimi i shumtë i “Polka-Dots”, në look-un e tyre. Këtë model e shohim kryesisht, në këmisha, fustane, funde, xhaketa dhe aksesorë të ndryshëm për të krijuar nje stil sa më elegantë dhe femëror që i ngjason atij të viteve ’50.
Kostum me Polka-Dots
Këmishë me Polka-Dots