Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore kalon online me kosto ZERO

10:41 / March 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merr fund makthi i pritjeve në rradhë të gjata e ecejaket nëpër zyra.
Një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët dhe biznesi, “Vërtetimi i Detyrimeve Përmbarimore”, do të ofrohet online në e-Albania me kosto zero.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mundësoi që ky shërbim të kalojë në e-Albania i njohur si “Aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore” dhe tashmë qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të mbajnë radhë pranë zyrave përmbarimore. Atyre nuk do u kërkohen dokumente shoqëruese dhe as të bëjnë pagesë në bankë. I gjithë shërbimi kalon në sistemin e-Albania dhe përmes plotësimit të formularit me të dhënat individuale, vërtetimi do të merret me nënshkrim elektronik.
Falë udhëzimit Nr. 2, datë 22.01.2020  “Për një ndryshim në  “Udhëzimin e përbashkët nr. 1276/5, datë 27.07.2017, ”Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, menjëherë u hoq kriteri i pagesës si kusht për t’u pajisur me vërtetimin e detyrimeve përmbarimore.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mundësoi zbatimin e menjëhershëm të tij dhe qytetarët tashmë do ndjekin vetëm procedurën online të shërbimit.
 
Hapat e procedurës në e-Albania:

  • Identifikohuni si qytetar/biznes në portal;
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për vërtetimin e detyrimeve përmbarimore”;
  • Klikoni butonin “Përdor”;
  • Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme duke përzgjedhur dhe Zyrën Përmbarimore, së cilës i drejtoni kërkesën;
  • Klikoni butonin “Dërgo” në fund të faqes;
     
    Aplikimi shkon drejt sistemit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, Zyra Vendore Përmbarimore përkatëse.

Vërtetimi i detyrimeve përmbarimore dërgohet në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira e aplikantit në portalin e-Albania si dhe njofton me email aplikuesin për t’u paraqitur dhe tërhequr vërtetimin pranë zyrës përmbarimore.

Realizimi i këtij shërbimi është pjesë e angazhimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit për të kaluar mbi 90 % shëbime publike online përmes portalit unik e-Albania.
Deri në fund të vitit, në e-Albania do të aksesohen 1384 shërbime.

Ky revolucion dixhital po mundëson që qytetarët të mos mbajnë më radhë, të mos humbasin kohë me mbledhje dokumentesh apo të bien pre e abuzimeve të administratës, por përmes aksesit në e-Albania të marrin të gjithë shërbimet publike në kohë rekord.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po trajnon mijëra punonjës për të përdorur sistemin e ri përmes të cilit dokumentet shoqëruese mblidhen nga vetë punonjësit e administratës, pa qenë nevoja që qytetarët të lodhen lart e poshtë nëpër zyra.

AKSHI përmbarimore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.