Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vërtetohet profecia e gazetarit shqiptar për Lulzim Bashën. Paralajmëroi prishjen e shtëpisë nga tërmeti dhe ‘endjen’ rrugëve me qira

20:59 / October 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
o 39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale.

I vetmi që gjeti kohë për pak shaka ishte gazetari i kronikës Elton Qyno, i cili me batutën e tij të kripur alarmoi shumë gazetarë dhe akoma më shumë simpatizantë të PD-së.

Qyno shkruante se tërmeti kishte shembur edhe shtesën pa leje që përflitet prej shumë kohësh në media se ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha, në pallatin ku banon pranë Liqenit të Tiranës.

“Zyrtare e konfirmuar. Tërmeti ka prishur shtesën pa leje tek shtëpia e Lulzim Bashës. Atë që nuk ia bëri dot Erion Veliaj, ja bëri tërmeti sot Bashës…”-shkruante gazetari.

U desh që të kalonte pak kohë dhe shakaja e tij të rezulonte e vërtetë e pranuar nga vetë zyra e shtypit të PD-së.

Pas lajmit në disa media sot se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka blerë një vilë të re në “Long Hill”, menjëherë ka reaguar zyra e shtypit.

“Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes së zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria”, është ky reagimi i PD.

elton qyno 1

Elton Qyno
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.