Pasi u largua për në Zelandën e Re, Vesa Luma u shkëput nga tregu muzikor për t’u rikthyer më fuqishëm se kurrë këtë vit.
Në muajin mars ajo publikoi këngën “S’paska qenë e shkrume”, e cila ishte në bashkëpunim me Denik Prizrenin.
Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe duhet thënë se Vesa na kishte munguar të gjithëve.
Pas këtij projekti, këngëtarja premtoi se do të vazhdonte punën për këngë të reja, por deri tani nuk kemi parë gjë.
Duket se për mungesën e saj kanë ndikuar disa faktorë dhe Vesa i ka sqaruar nëpërmjet një postimi në Instastory.
Ajo tregon se një nga faktorët është edhe ndryshimi që ka bërë së fundmi me jetën e saj.
“Dua t’jua kërkoj falje të gjithë juve që më shkruani e pritni te lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendje time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as që do të mbahen në mend vitin tjetër”, shkruan Vesa.
Më pas këngëtarja shton se nuk dëshiron që të përsëritet dhe po përpiqet në maksimum që të gjejë një ekuilibër në jetën e saj.

