Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vesa Luma rikthehet me një super bashkëpunim ndërkombëtar

16:19 / October 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vesa Luma 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, i ka munguar skenës tonë dhe nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor.

Sipas Vesës, zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin.

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një ‘presion’ për të nxjerr 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë 98% të rasteve as që do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur, për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjen sime për momentin. Do të mundohem mos t’ju zhgënjej.”- shkroi ajo në Instagram.

Mirëpo, duket se frymëzimi është rikthyer dhe në projektin e ri të Vesës do të bashkëpunojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Njomza.

Vesa dhe Njomza janë takuar në Zelandën e Re, teksa Vesa ndiqte performancën e këngëtares.

Mirëpo, ajo nuk ka duruar ta mbajë më gjatë lajmin e bukur për vete, ndaj në një foto me Njomzën në Instagram ka shkruar:

“Çfarë nate! Njomza ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, çfarë performance! Shumë krenare për ty. Mezi po pres për KËNGËN TONË. Po, do të më shkruajë një këngë, ky është lajmi!”- janë fjalët e këngëtares, e cila duket super e lumtur nga ky bashkëpunim.

Vesa Luma 2

bashkepunim tirananews.al Vesa Luma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.