Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, e prej disa vitesh bashkë me vogëlushin e tyre Lian jetojnë në Zelandën e Re.
Së fundmi Vesa është kthyer në Shqipëri për të vijuar karrierën e saj si moderatore dhe këngëtare, por ama jo përgjithmonë.
E ftuar në programin “Trokit” në In TV Vesa ka rrëfyer se të tre bashkë do të jetojnë në Zelandën e Re sërish.
Megjithatë këngëtarja kosovare ka rrëfyer se ditët e para atje nuk ka qenë i lehtë, duke rrëfye dhe një episod që ditën e parë që kanë mbërritur. Lian kishte rënë në një xham dhe kishte çarë dorën e kjo nuk ishte pritur mirë nga prindërit.
