Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se Këshilli Drejtues i partisë ka vendosur që ai të jetë ushtrues detyre i kryetarit të PDK’së.
“Në këtë drejtim kryesia e PDK’së ma ka besuar një detyrë të rëndë atë të ushtruesit të kryetarit të PDK’së. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua”, tha ai
Hoxhaj ka thënë se Veseli dhe Thaçi do të dalin faqebardhë nga procesi në Hagë teksa ka bërë thirrje për maturi.
“Konfirmimi I aktakuzës ndaj Kadri Veselit dhe ndaj presidentit Hashim Thaçi flet që Kosova është në një situtatë të rëndë dhe në një proces të vështirë të shtetndërtimit. Unë jam i bindur se ata do të dalin faqebardhë, sepse nuk ka dyshim se lufta e UÇK’së ka qenë luftë e drejtë ndaj një pushtuesi. Të gjithë duhet të tregojnë maturi dhe ta mbrojmë shtetin e Kosovës prandaj nuk duhet të lejojmë të ketë krizë politike dhe institucionale”, ka thënë Hoxhaj.
