Dita e sotme për kryedemokratin Lulzim Basha është tepër e veçantë. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 47 vite. Nuk kishte sesi të mungonte një surprizë për liderin demokratë, i cili aktualisht është duke ndjerë “ethet” e garës brenda partisë së tij.
Ka qenë pikërisht të rinjtë, ata që e kanë surprizuar jashtë selisë blu me një tortë të realizuar me gurë shahu.
Basha nuk ka nguruar dhe e ka ndarë menjëherë në Instagram duke shkruar: “Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur”.