Paridi është vetëm 7 vjeç e teksa kushdo mund të mendonte se do të ecet në gjurmët e të ëmës në muzikë, duket se ai ka dhunti për tjetër gjë. Vetë Ingriti edhe pse i mungon ekranit, është tepër aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar disa story me Paridin 7-vjeçar, ku i vogli mesa duket e paska zgjedhur profesionin e të ardhmes. Në videon e publikuar ai shfaqet duke përgatitur një sallatë dhe një tavë në furrë, teksa duket shumë i përkushtuar në punën e tij.
