Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vetëm 72 orë para se oksigjeni të mbarojë, vijojnë kërkimet për nëndetësen me 53 persona në bord

23:48 / April 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nendetsja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nëndetëse indoneziane është zhdukur në ujërat e Balit me 53 persona në bord, të cilët ishin duke u trajnuar.

Indonezia tashmë ka filluar kërkimet e anijes KRI Nanggala-402, tha shefi ushtarak i vendit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Vetëm 72 orë oksigjen.

Nëndetësja e zhdukur ka ende shpresë para se 53 personat në bord të mos marrin më frymë.

Marina indoneziane ka nisur një garë të vërtetë kundër kohës për të gjetur nëndetësen me të cilën janë humbur kontaktet dje, rreth 95 kilometra në veri të bregut të ishullit indonezian.

Sipas mediave për kërkimin e saj janë vënë në punë 6 anije lufte, 1 helikopter dhe 400 persona.

Singapori, Australia dhe Malajzia kanë nisur anijet e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Franca dhe Gjermania kanë ofruar ndihmë.

Ka rreth 24 orë që nuk ka kontakte me nëndetësen e zhdukur, ndersa e vetmja shenjë e prezencës së saj, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, ka qenë një rrjedhje vaji në brigjet e ishullit.

Komandanti ushtarak Hadi Tjahjanto ka thënë se nëndetësja po merrte pjesë në një ushtrim lëshimi të raketave që do të ishte bërë të enjtën.

Mjeti me fabrikim gjerman, ishte i zënë në një ushtrim kur në 3 të mëngjesit sipas orës lokale, ka kërkuar autorizimin për t’u zhytur në ujëra të thella.

“Pasi i është dhënë leja sipas proçedurës, nëndetësja ka humbur kontaktet”, kishte deklaruar Ministri i Mbrojtjes.

Menjëherë kanë nisur kërkimet me nisjen e anijeve të luftës dhe mjete ajrore, ndërkohë që Marina bënte një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare së cilës “i janë përgjigjur vende të ndryshme të afërta mes të cilëve Singapori, Australia dhe India”, ka shpjeguar ministria.

“E njohim zonën, por ujërat janë të thella”, ka theksuar admirali i parë Julius Widjojono.

72 ore nendetesen oksigjeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.