Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vetëm këtu te ne zgjidhen presidentë me flokë të zeza akoma”/ Moisiu ‘këshillon’ PS: Kreu i shtetit s’mund të zgjidhet me 71 vota

14:47 / April 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moisiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur për tema të ndryshme, përfshirë edhe pasuesin e presidentit Meta në krye të Shtetit, që sipas tij duhet të jetë një person me përvojë të gjatë, dhe figurë e gjithëpranuar.

Moisiu u shpreh se do të ishte e udhës që të Shqipëria të kishte një president mbi palët, dhe që mazhoranca të mos mjaftohej me votimin e tij me 71 vota. Ai tha se Kushtetuta parashikon zgjedhjen me 84 vota të drejtuesve të një rëndësie më të ulët, ndërkohë që te presidenti është bërë përjashtim me qëllim shmangien e krizave politike.

“Unë e kam thënë prej kohësh, që për mua zgjedhjen e presidentit e kemi të gabuar, u zbut Kushtetuta, duke lejuar zgjedhjen me 71 vota, në mënyrë që të mos prodhohej krizë. Ne zgjedhim avokatin e popullit me 84 vota dhe presidentin me 71.

Ne kemi nevojë për një president që të jetë me të vërtetë mbi palët, dhe të ketë si qëllim bashkimin e kombit. Edhe lufta politike që bëhet këtu te ne çon në shumë shkëputje, ne akoma mbajmë gjallë partizanët dhe ballistët, askush nuk merret më me historitë e Luftës së Dytë Botërore.

Nuk mund të vësh qëllim votën, dhe të dëmtosh unitetin e popullit”, tha Moisiu, ndërkohë që nuk preferoi të jepte kandidaturat që sipas tij do ti voliteshin vendit.

Cilat janë kandidaturat që mund të jenë mbi palët?

“Unë them që mund të gjenden kandidatura të tilla, shembujt janë, puna është a ka vullnet real që presidenti të jetë mbi palët, e do secili që ta tërheqë me vete. Politikanët tanë duhet të jenë më seriozë. Këtu te ne zgjidhet presidenti me flokë të zeza, i duan të rinj, presidenti duhet të jetë ‘baba i kombit’, nëse mund ta themi.

Gjithë bota i zgjedh presidentët në një moshë të caktuar, që tregon përvojën. Është një njeri që i ka zgjidhur problemet e tij. Ti ke një Itali të tërë që u rikthye prapë te një president që kishte deklaruar se nuk do të vazhdonte më në atë detyrë. 

Duhet të jenë njerëz që e ndjejnë si detyrim, që e marrin përsipër atë detyrë dhe nuk merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë shembuj nga ana morale, duhet të gjenden, dhe une mendoj se gjenden”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.