Ka zgjatur vetëm një vit martesa mes modeles së njohur Shanina Shayk dhe bashkëshortit të saj DJ Ruckus.
Ylli i Victoria’s Secret ka firmosur divorcin duke e bërë zyrtare këtë ndarje.
28-vjeçarja ka paraqitur dokumentet në Gjykatën e Los Angeles duke i kërkuar kështu gjykatësve zgjidhjen e martesës, raporton TMZ. Në qershor burimet pranë çiftit i thanë “Page Six” se gjërat mes tyre filluan të shkojnë keq që në muajin mars dhe se ata nuk kanë qenë bashkë për ca kohë.
