Ditën e sotme, aktorja e njohur Olta Gixhari konfirmoi zërat se do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo i ka kaluar muajt e rrezikut dhe tashmë e ka ndarë me botën lajmin e bukur, teksa ndodhet në Spanjë me partnerin e saj.
Olta po jeton pranë njeriut të zemrës që prej fillimit të karantinës dhe ansjëherë nuk ka preferuar të ndajë me publikun detaje për të.
Mirëpo, duke qenë se sot lajmi i pritjes së ëmbël mori dhenë, Olta e bëri zemrën gur dhe ndau foton e parë me babain e ardhshëm të fëmijës së saj.
Si dy zogj të dashuruar, Olta dhe mashkulli misterioz kishin pozuar të përqafuar teksa qëndronin të shtrirë buzë detit.
“Mami dhe babi❤️❤️❤️”-shkruan aktorja krahas pozës së ëmbël të çiftit ku kanë vërshuar komentet e urimit.