Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet në Kosovë

08:13 / December 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5683
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosjes patën arsye të forta për të festuar mbrëmjen e kësaj të diele, me këngë e valle popullore dhe fishekzjarrë.

Numërimi i votave që iu afrua fundit brenda pak më shumë se 3 orësh pas mbylljes së kutive të votimit, nxori partinë e Albin Kurtit fituese të padiskutueshme të zgjedhjeve me gati 50% të votave. Mbështetja për Vetëvendosjen është më shumë se 2 herë më e lartë se Partia Demokratike e Kosovës që ka siguruar mbi 21%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gati 14% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.7%. Jashtë Kuvendit mbetet Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt me 1.7%, shumë larg pragut 5% të përfaqësimit në Kuvend.

Vetëvendosja ka rritjen më të lartë të mbështetjes krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, rreth 7%. Partia Demokratike ka rritje të papërfshillshme me më pak se 1%, LDK-ja ka rënie të ndjeshme me mbi 4%, ndërsa AAK është në të njëjtat kuota.

Kjo tregon se ngjyra e kuqe e Vetëvendosjes dominon në shumicën e zonave elektorale.

Ndër të parët që reagoi për rezultatin ishte kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili pranoi përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij dhe nuk përjashtoi asnjë mundësi, duke nënkuptuar edhe dorëheqjen.

“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe para tij do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë”, tha ai.

Ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, përjashtoi koalicionin paszgjedhor me Vetëvendosjen, ndonëse mund të jetë i panevojshëm.

“Nga ne të dy partitë PDK dhe LDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për t’i dhënë vendit shumicën. Ju tregova për cilin opsion qeverisës punojmë”, deklaroi ai.

Për formimin e qeverisë së tij të tretë, Kurti do të bashkëpunojë me pakicat jo-serbe.

fiton Kosovë Vetëvendosje Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.