Pse Bedrije Loka vrau veten, ende autoritet nuk e kanë zgjidhur. Burri i së ndjerës, Xhemal Loka është lënë në burg nga gjykata e Durrësit, i akuzuar se shtyu gruan e tij drejt vetëvrasjes. Në gjykatë ai ka mohuar akuzat, ndërsa ka rikujtuar edhe fjalët e fundit të gruas në spital. ”Kur kemi qenë në spital në Tiranë, gruaja është përmendur dhe ai e ka pyetur se përse e bëre këtë? Më tha që kam qenë shumë e mërzitur”,-ka deklaruar ai.
Kurse nëna e Xhemalit thotë se i biri ia kishte falur Bedrijes historinë e postimit denigrues në Tik Tok. Flasin dhe për një konflikt të vjetër mes familjes së tyre dhe vëllezërve të Bedrijes mbi vjedhjen e 40 mijë eurove në banesën e familjes Loku. Duket që ky konflikt i vjetër u rihap më 3 janar ditën kur do ta merrnin trupin e pajetë nga morgu.
Edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrie Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte. Sa u takon deklaratave të fëmijëve për dhunë, ai tha se ata janë kërcënuar nga dajat.