Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vetingu/ Kjo është pasuria e këshilltarit të Gjykatës së Lartë, Adrian Shega

18:23 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kompk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar seancë dëgjimore me Adrian Shegën, ish-këshilltar pranë Gjykatës së Lartë të enjten. Trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vetingut për të përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Adrian Shega ka punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë përgjatë viteve 2014-2017. Në maj të vitit 2018 ai është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, por është larguar nga kjo detyrë në shtator 2018.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e funksionarëve të drejtësisë që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të Adrian Shegës nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se Adrian Shega zotëronte pasuri me vlerë 817 mijë lekë në vitin 2014. Sipas deklaratës së tij në ILDKPKI, ai kishte një automjet me vlerë 390 mijë lekë dhe 450 mijë lekë kursime familjare në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Shegës kap vlerën e 1 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga i njëjti automjet i vitit 2014, ndërkohë që kursimet cash janë rritur nga 450 mijë në 650 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 6.9 milionë lekëve. Burimi i deklaruar i të ardhurave është paga nga funksioni në 60% dhe paga e bashkëshortes në rreth 40%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit të zotit Shega dhe asnjë prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

adrian shega

kpk Pasuri shega veting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.