Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vetingu ndaj kryetarit të KLP/ Procesi në shkallën e dytë ndaj Alfred Ballës, KPK e la pezull në qershor të 2023

20:06 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të hënën në orën dhjetë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nis vettingu në shkallën e dytë ndaj kreut të KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik. Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhet me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit.

Por, me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në gjykatën e lartë para 2017.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2023 u shpreh pa një vendim përfundimtar për Alfred Ballën pra me një vendim që nuk do të thotë as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë për shkak se ai rezultoi të mos kishte pasur statusin e magjistratit.

Kleçka e çështjes Balla përfshinte një ndërprerje të marrëdhënies së punës e më tej një proces në gjykatë që sipas KPK do të thoshte humbje e statusit as nga vetting dhe as nga dorëheqja e tij, por nga ndërprerja e marrëdhënies së punës. Por, Komisioneri publik e kundërshtoi shkallën e parë të vetting-ut me kërkesën se vetting-u duhet të shprehet me një vendim të qartë. Sakaq, Balla drejton KLP një post që e mban si përfaqësues i shoqërisë civile dhe së bashku me dy anëtarë të tjerë Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti e kanë përfunduar mandatin dhe duhet të ishin zëvendësuar. E njëjta situatë është edhe në KLGJ, Naureda Llagami, Fatmira Luli dhe Alban Toro, të cilët duhet të ishin zëvendësuar prej katër muajsh.

alfred balla kpk vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

13:18 / November 17, 2025

Alarm kombëtar për reshjet! Mobilizim sidomos në Fier, Lezhë e Shkodër

11:47 / November 17, 2025

Protesta e PD para Kryeministrisë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

11:00 / November 17, 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë

07:50 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.