Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vettingu i politikanëve, Gazment Bardhi: Kush ka pasuri të pajustifikueshme do të shkojë në burg! Do t’u heton edhe miqtë e kushërinjtë

21:36 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur mbrëmjen e sotme për nismën e PD-së për vettingun e politikanëve.

Ai u shpreh se politikanëve që do t’u gjendet pasuri e pajustifikueshme do t’u vihen prangat, pasi struktura që do të kryejë vettingun e politikanëve nuk ka si funksion që të konstatojë faktin që një zyrtar nuk ka pasuri të fshehur, por është e detyruar që të nisë hetim penal.

Gjithashtu Bardhi shtoi se politikanëve do t’u hetohen edhe miqtë, shokët apo kushërinjtë kudo që ndodhen, në rast se shpenzimet e tyre janë më shumë se të ardhurat.

“Mekanizmat që ka në dorë ILDKP janë të pamjaftueshme që të bëjë verifikimin e pasurisë së politikanëve apo lidhjen e tyre me krimin e organizuar. Ne nuk do të kërkojmë struktura ndërkombëtare, ato do të kenë vetëm rol mbikqyrës.

Nëse një politikan ka pasuri të pajustifikueshme do të shkojë në burg. Struktura që do të kryejë vettingun e politikanëve nuk ka si funksion që të konstatojë faktin që një zyrtar nuk ka pasuri të fshehur, por është e detyruar që të nisë hetim penal për vepra konkrete penale që janë konsumuar nga politikanët.

Nëse ata marrin 1.5 milion lekë në muaj dhe shpenzojnë 2.5 milion lekë për shkollën e fëmijëve në muaj, në atë moment hyn në verifikim kushëriri, miku apo shoku, kudo qoftë”, tha Gazment Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.