Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vettingu/ Kryemadhi dyshime për vendimin e Bashës: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg! 

16:20 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar vettingun. Ajo përmendi marrëveshjen e 17 majit por edhe frikën nga prania e prokurorëve belg në Tiranë.

“Jemi të vetëdijshëm se siç kanë ngritur zërin organizata dhe partnerët strategjikë për të gjithë çështjen e implementimit të reformës në drejtësi. A po marrin shqiptarët drejtësinë e vërtetë apo po shtohen dosjet. Procesi i vettingut është një element që duhet të vazhdojë.

Në shkurt 2018 grupi i LSI propozoi një afat të tillë për shtyrjen e afateve të vettingut, por me arrogancë u hodh poshtë dhe nuk i pranua të futej as në rendin e ditës. Jo më kot dua ta theksoj se edhe në Këshillin e Legjislacioni LSI ka marrë pjesë në mbledhje 4 muaj rresht dhe ka bërë oponencë. Kolegët demokratë nuk morën pjesë asnjë ditë. Ndaj më bën të dyshoj që kjo do t’i shërbejë drejtësisë apo 17 majit?

Si ndryshoi ky vendim ik menjëhershëm pa qenë në asnjë mbledhje, në asnjë lloj konsultimi. Analizat profesionale janë të domosdoshme për të gjithë ne. E dimë shumë mirë që vendimet politike janë të rëndësishme por duhet të ketë një lloj morali. Imoraliteti politik po i detyron shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Do të kemi vendime si të 17 majit që gdhihemi me ministra të Edi Ramës apo për një konsensus si ai i 140 votave? Ne e kemi mekanizmin zhbllokues që të vazhdojmë edhe nëse mbaron afati i vettingut. Ne ende nuk e dimë sa do të zgjasë. Të mos votojmë as nga frika e prokurorëve belg, as nga frika kur kujtojmë kolegët tanë që janë në burg”, tha Kryemadhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje në zonën e plazhit në Durrës/ I lënduari transportohet në spital për ndihmën mjekësore

22:42 / November 18, 2026

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.