Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vettingu rrëzoi gjysmën e njerëzve të drejtësisë

15:46 / December 29, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni vetingu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkalla e parë e Vetingut këtë vit kaloi në filtra 77 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha institucionet e drejtësisë shqiptare. Pas rivlerësimit të bërë nga KPK për deklarimet e pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësitë profesionale, 35 gjyqtarë e prokurorë u shkarkuan, ndërsa 42 të tjerët vijuan të ishin pjesë e organeve të drejtësisë.

Procesi i vetingut futi në ngërç gjykatën kushtetuese, duke shkarkuar anëtarët e kësaj gjykate, Gani Dizdari, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj dhe Fatos Lulo.

Ndërsa anëtari tjetër i kushtetueses, Besnik Imeri dha dorëheqjen përpara nisjes së procesit të Vettingut.

Ndër vendimet e argumentuara për shkarkimet e bëra ishte mosjustifikimi pasurisë, kontaktet e papërshtatshme me botën e krimit si dhe ana profesionale.

Vetingu iu pushua 7 prokurorëve e gjyqtarëve. Një prej tyre ishte rasti i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku KPA vendosi që për 15 vite ai të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. Të njëjtin vendim KPA dha edhe për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Ndërkohë, që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë vit janë regjistruar 40 çështje. Pranë këtij institucioni janë dorëzuar 16 ankimime nga komisioneri publik, dhe 24 ankimime nga subjektet e rivlerësimit.

Pas shqyrtimit të dosjeve, gjithsej janë dhënë 12 vendime, ku në 11 prej tyre janë lënë në fuqi vendimet e KPK-së.

I vetmi rast ku apeli rrëzoi KPK, është ai i shkarkimit të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ndërkohë, një tjetër figurë e lartë e gjyqësorit që pret vendimin e KPA është Xhezair Zaganjori kreu i Gjykatës së Lartë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërkesat e protestuesve për qeveri tranzitore 12 mujore, Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit, PS në fund do dalë më e fortë

22:33 / June 22, 2026

BE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

20:59 / June 22, 2026

Gjermania distancohet nga protestat në Tiranë: Janë çështje e brendshme politike e Shqipërisë

19:50 / June 22, 2026

Durrës/ Nuk ndalon para Policisë, përplas 5 automjete gjatë tentativës për tu larguar

16:08 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.