Policia e Beratit bën të ditur se ka arrestuar një 25-vjecare dhe ka nis hetimet në gjendje të lirë për një tjetër person pasi janë sekuestruar disa doza heroine dhe kanabis sativa.
Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit të koduar “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, u arrestua R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e saj u zbulua se e drejtonte pa patentë. Ndërkohë që iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Ndërsa në gjendje të lirë do të ndiqet shoqëruesi i saj në mjet, M.D., 24 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTE
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të operacionit policor “Vëzhgimi”.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe canabiss sativa.
Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Gjithashtu, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.
Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
