Familja Beckham është tepër perfekte dhe kjo duket se vjen nga puna e palodhur e Victorias dhe David në edukimin e fëmijëve të tyre.
Në një intervistë të Victorias teksa fliste se si përpiqej të edukonte vajzën, ajo tregoi pak edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar në vitet e adoleshencës. “Unë tallesha shumë në shkollë, isha e bulluar fizikisht dhe mendërisht”, tregon ikona e modës për “Glamour Uk”.
“Nga eksperienca ime flas me Harper-in dhe i them se si vajzat duhet të jenë të sjellshme me njëra-tjetrën”, përfundoi ajo.
Kujtojmë se në fillim të kësaj jave Victoria prezantoi linjën e saj të re të produkteve kozmetike” Victoria Beckham Beauty”.