10.1 milionë turistë shijuan Shqipërinë përgjatë 2023. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një kartolinë të shifrave nga viti që lamë pas. Rama thotë se 2023-shi ishte fantastik për turizmin shqiptar dhe ka “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese. “Dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
