Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO/ 9 ditë nën rrënoja, vullnetarët nga Kosova shpëtojnë vajzën 3-vjeçare në Turqi

19:56 / February 14, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
889
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftuan se kanë arritur që të shpëtojnë një vajzë 3-vjeçare, që ishte bllokuar nën rrënoja në Hataj të Turqisë.

Nga tërmetet e fuqishme më 6 shkurt në Turqi dhe Siri, mbi 35.000 persona kanë vdekur.

Pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë që nga tërmetet, ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po ashtu një ditë më parë ka ndihmuar në shpëtimin e një 26-vjeçareje në Hataj.

Përveç pjesëtarëve të kësaj shoqate, në Turqi është edhe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky kontingjent përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona, që kishin qenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.

Pas tërmeteve prej 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – në Turqi mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit./ REL

femije Kosova rrënojat shpetim turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.