Ditën e djeshme aktori i humorit, Rezart Veleshnja ishte i ftuar në emisionin ‘E diell’ aty ku u zbulua diçka më shumë për jetën e tij personale.
Ishte gazetari Ervin Kurti ai i cili u shpreh se e dinte se kush ishte partnerja e Rezartit madje tregoi dhe një detaj fizik të sajin.
“Emrin nuk do ta them, por do zbuloj diçka nga pamja e saj. Është bionde”, tha Ervini.
Rezarti u habit nga kjo përgjigje mirëpo as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë detaj.
Tashmë të gjithë janë në dijeni të lidhjes së aktorit mirëpo kohë më parë ai ka postuar një video ku shihet në reflektimin e syzeve te tij një vajzë bionde.
