Në postime apo intervista të ndryshme, modelja bukuroshe, Adrola Dushi, gjithmonë shprehet se e adhuron bukurinë e të birit dhe ai i duket krijesa më e bukur në botë.
Këtë gjë, ia vë në dukje edhe atij vetë, i cili e shikon me kënaqësi kur mami e mbulon me komplimente.
Në një video të postuar pak orë më parë, Adrola i drejtohet Troit me fjalët më të bukura: o jetë, o mbret, o dritë, o yll, sa i bukur je ti, o Zot rrite! Ndërsa ai e shikon i buzëqeshur.