Deni Doku, e reja që po drejtonte automjetin tip “Smart” kur u përfshi në një aksident në të cilin humbi jetën kunata e saj, e fejuara e vëllait, përmes disa postimeve në profili e saj në Instagram shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë.
“Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan Deni Doku.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. 22-vjeçarja Alida Spahiu, e cila ishte e fejuar me vëllanë e Denit, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.




