Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video/ Autorët me kallashnikovë, si u plagos biznesmeni në Kurbin

20:15 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja ne kurbin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmenit 32-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë.

News24 ka mundur të sigurojë videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Siç rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32-vjeçarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e Bllokut.

Personat e armatosur afrohen tek pronari i lokalit dhe klientët dhe pasi godasin me grusht njërin prej tyre, qëllojnë në drejtim të Tomës. Më pas, burimet thonë se ata largohen krejt qetësisht me automjetin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar, por prokuroria e Kurbinit e cila e ka në duar dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në çfarë faze janë hetimet dhe përse ata nuk janë arrestuar.

Institucioni i akuzës refuzoi t’i përgjigjej interesimit të News24 lidhur me këtë çështje. Madje nuk sqaroi nëse videoja që disponon News24 është sekuestruar ose jo nga ana e tyre.

Burimet të besuara thanë se materiali filmik nuk është pjesë e dosjes hetimore, çka të bën të dyshosh se institucionet ligjzbatuese, duket se kanë qenë shumë pak të interesuara për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Rudolf Tomë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.