Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Bardhi: Administrata iku me detyrim në mitingun e Ramës në Athinë, ndaj dhe prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi

16:56 / May 13, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, që ishte i një niveli të lartë, nuk është pritur mirë nga selia blu. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi duke thënë se prokuroria duhet të veprojë. Kjo pasi për të, Rama intimidoi punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre shkuan deri në Athinë për takime politike. ”Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore apo imponimit të votës brenda vendit”,-shkruan Bardhi.

Postimi i plotë

Lexo edhe :

Related Posts

  • WhatsApp Image 2024 05 12 at 19.06.10
    Mesazhet e Edi Ramës në Athinë, kryefjalë e analizave politike në Greqi: Rol udhëheqësi në Ballkan

Edi Rama është armik i votës së lirë dhe për këtë as nuk fshihet dhe as nuk turpërohet. Mjafton kjo dëshmi rastësore për të kuptuar se deri ku arrin Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike.

Pas detyrimit për anëtarësim në Partinë Socialiste të të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, keqpërdorimi ka rritur kulmin përmes detyrimit të tyre për të marrë pjesë në një veprimtari politike të Edi Ramës, që ishte shpallur si takim me bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Greqi, dhe përfundoi në një takim me punonjës të administratës shtetërore të imoportuar me detyrim nga Shqipëria për në Athinë.

Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore apo imponimit të votës brenda vendit.

Ajo që ka ndodhur me takimin në Athinë, ku punonjës të administratës shtetërore u importuan nga Shqipëria për të mbushur sallën një takim politik të Edi Ramës, duhet të zgjojë nga gjumi menjëherë organin e prokurorisë. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është krim dhe dënohet sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Është koha për të vepruar tani dhe pa asnjë vonesë, ndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik.

Apeli im shkon edhe për faktorin ndërkombëtar, veçanërisht Komisionin Europian, për të nxitur përmbylljen në kohë të Reformës Zgjedhore, ku duhet të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shkrirjen e shtetit dhe partisë në një të vetme gjatë zgjedhjeve. Kjo minon jo vetëm demokracinë, por vendos në pikëpyetje vetë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mungesa e barazisë në zgjedhje dhe favorizimi shtetëror i partisë në pushtet, paracakton rezultatin zgjedhor dhe garën e ndershme mes palëve.

Është momenti që në vitin 2025 Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtar të BE, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe instalimi i partisë-shtet do të jetë i pakthyeshëm!

bardhi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.