Një situatë e pazakontë i ka ndodhur këngëtares me origjinë shqiptare në Greqi, Elena Fourerira. Teksa ajo po performonte në një lokal nate në Athinë me balerinat përreth, këngëtarja në një moment rrëzohet. Megjithatë, një pjesë e mirë e të pranishmëve nuk e kuptuan incidentin që ndodhi.
Elena reagoi menjëherë duke e kamufluar rrëzimin dhe duke e bërë të duket pothuajse si një lëvizje kërcimi. Në momentin e parë, dy balerinë nxituan ta ndihmonin por ajo vazhdoi të kërcente sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ky incident i pakëndshëm është marrë me mjaft sportivitet nga këngëtarja e cila e ka postuar videon dhe në profilin e saj.
