Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Bilanci i sezonit turistik, Rama: Më i mbari si nga fluksi, por edhe nga pastërtia

11:42 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 145
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bilanci i sezonit turistik veror, sipas kryeministri Edi Rama është më i mbari ndonjëherë jo vetëm për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu, por edhe për sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike, ndërkohë që ka filluar puna përgatitore për sezonin e ardhshëm, me ambicien për më shumë e më mirë. Po ashtu Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë.

Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.