Pas temperaturave të ulëta reshjet e dëborës kanë përfshirë mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ato kanë nisur pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, për herë të parë pas dy vitesh.
Prej disa ditësh disa qytete të Shqipërisë janë zbardhur nga bora ndërsa temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme në vlerat minimale të tyre.