Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar pamje video nga Kukësi ku shihen mjetet e blinduara të ushtrisë. Nuk dihet ende arsyeja e mbërritjes së këtyre mjeteve ndërsa Berisha e quan një hakmarrje dhe antikushtetuese.

“Edvin Urrjetësi në një akt të vërbër hakmarrje dhe puçist antikushtetues pushton me blinde të ushtrisë qendrën e qytetit të Kukësit”, thotë Berisha.

Por në fakt ka qenë një stërvitje disa ditore që po zhvillohet në këtë zonë, ku ushtria ka qëndruar në sheshin kryesor të Kukësit për të prezantuar mjetet dhe armatimin luftarak para qytetarëve.

Dhjetëra autoblinda e ushtare komando, të shoqëruar nga policia ushtarake demonstruan arsenalin që zotëron kjo forcë.
Qindra qytetarë të Kukësit vizituan panairin ushtarak duke marrë edhe sqarime nga oficerët e lartë të Forcave të Armatosura, rreth mjeteve e armatimit të ushtrisë

Edvin Urrejtesi ne nje akt te verber hakmarrje dhe puçist antikushtetues pushton me blinde te ushtrise qendren e qytetit te Kukesit! sb

Posted by Sali Berisha on Thursday, April 11, 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here