Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Çifti përlotet, Kiara bind Luizin: Mos hajde në shtëpi pa fitore, se nuk ta hap derën

17:22 / March 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 106
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nominimi i së shtunës po cilësohet si beteja pata finales. Përballja ”kokë më kokë” Kiara dhe Olta, ku njëra prej tyre do duhet të lërë shtëpinë e Big Brother. Këngëtari Luiz Ejlli pati deklaruar se do të lërë shtëpinë edhe ai, nëse eliminohet Kiara. Por, në një bisedë që ka pasur së fundmi me Kiarën, duket se Luizi ka ndërruar mendje. Kiara i ka thënë Luizit që duhet të qëndrojë në shtëpinë e Big Brother deri në fund, pasi ai ka fituar mbështetje shumë të madhe dhe duhet ta fitojë me patjetër këtë spektakël.

Biseda mes tyre

Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrejtje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.

Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.

Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.

Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.

Luizi: Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot.

Kiara: Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove. Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën.

kiara luiz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.